Ekipi i Juventus, ka konfirmuar largimin e mesfushorit francez, Blaise Matuidi.
“Largohet nga Juventus, mesfushori Blaise Matuidi – tre vite pasi u transferua këtu dhe pas pesë trofeve te fituar me klubin”, thuhet ndër të tjera, në njoftimin e klubit italian, transmeton Insajderi.
Blaise Matuidi, ishte transferuar nga Paris Saint-Germain, tek Juventus, tre vite më parë, për shumën prej 25 milion eurosh.
Mediat kuptojnë, se marrëveshja për shkëputjen e kontratës, ishte marrëveshje e dyanshme.
Francezi, sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën e tij tek MLS Miami, në Amerikë, ekip ky në pronësi të David Beckham./Insajderi.com.