Paris Saint-Germain ka arritur një rikthim dramatik në minutat e fundit të ndeshjes kundër klubit Italian, Atalanta.
Atalanta ka bërë një paraqitje fantastike gjatë gjithë ndeshjes, duke kaluar në epërsi në minutën e 27 përmes kroatit Mario Pasalic.
Por, PSG, tregoi që është shumë serioze qe ta fitojë këtë vit Champions League – duke rikthyer rezultatin përmes Marquinhos, ndërsa golin e kualifikimit e shënoi, Choupo-Moting.
Pas ndeshjes Leipzig – Atletico Madrid, PSG do ta mësojë kundërshtatin të gjysmëfinales.
Për shkak të pandemisë, do të vazhdojë formati me vetëm një ndeshje të zhvilluar, pa shikues në stadium. /Insajderi.com/