Gratë në Bjellorusi protestojnë të mbajtura për dore kundër dhunës dhe arrestimeve

Mijëra njerëz pjesëmarrës janë arrestuar dhe së paku dy kanë vdekur deri më tash.

Gratë në Bjellorusi protestojnë të mbajtura për dore kundër dhunës dhe arrestimeve

Gratë në Bjellorusi kanë formuar ‘zinxhirë njerëzorë’ duke u kapur dorë për dore në protestat lidhur me zgjedhjet  e këtij viti.

Shumica janë veshur me të bardha dhe mbanin lule përderisa kërkonin fundin e brutalitetit të policisë, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kjo protestë u iniciua për shkak se lideri, Alexander Lukashenko, u deklarua fitues i zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Mijëra njerëz pjesëmarrës janë arrestuar dhe së paku dy kanë vdekur deri më tash, ndërsa gjatë protestës janë arrestuar nga policia 700 njerëz.

Disa prej këtyre të arrestuarve janë liruar të martën, ndërsa familjarët po i prisnin jashtë burgut, duke pritur të bashkohen me ta, apo të paktën të marrin informata lidhur me fatin e tyre.

Protesta të ngjashme janë raportuar të ndodhin edhe në fabrikat shtetërore, ku punëtorët kanë kundërshtuar trajtimin e dhunshëm të protestuesve.

Gratë e këtij vendi kanë dalë në protesta duke formuar ‘zinxhirët e solidaritetit’ në Minsk dhe qytetet tjera në ditën e pestë me radhë të protestave.

Pjesëtarët e këtyre protestave kanë thënë se kjo ishte një iniciative paqësore dhe thirrje për lirimin e protestuesve të burgosur.

Video të ndryshme të ndara në media sociale kanë treguar, se rivalja në këto zgjedhje, Maria Kolesnikova, i është bashkuar kësaj proteste duke mbajtur një tufë me lule./Insajderi.com