
Presidenti amerikan, Donald Trump, sipas WashingtonPost, ka përkrahur financiarisht fushatat e Kamala Harris dhe Joe Biden në te kaluarën.
Para se të hynte në politikë, Donald Trump dhuroi 6.000 dollarë për fushatën e Kamala Harris për rizgjedhje të saj, sa ishte prokurore e përgjithshme në Kaliforni, tregojnë të dhënat e financave të fushatës, raporton WashingtonPost.
Trump i dhuroi 5000 dollarë fushatës së Harris në shtator 2011 dhe 1.000 dollarë në shkurt 2013. Vajza e tij, Ivanka Trump, i dha fushatës së Harris-it 2,000 dollarë në vitin 2014, tregojnë të dhënat.
Si një biznesmen në New York, ai u kishte dhuruar para dy demokratëve, me të cilët ishte përballur dhe do të përballet, pasi siç përmend WashingtonPost në dhuratat e Trump-it ka qenë edhe Hillary Clinton, transmeton Insajderi.
Dhurata për fushatën e Biden ishte në vitin 2001, me vlerë 1000 dollarë. Por, në vitin 2010, shënimet e financave të fushatës tregojnë që Trump filloi të dhurojë pothuajse ekskluzivisht për republikanët.
Kjo ndikoi në rritjen e Trump në Partinë Republikane, ku më pastaj në viitn 2016 Trump arrinë të bëhet president i SHBA-ve si kandidat i republikanëve. /Insajderi.com/