Pas Obama-s, Trump tash thotë se Kamala Harris mbase nuk ka lindur në SHBA

Donald Trump: “Kjo është shumë serioze, ata po thonë se ajo nuk kualifikohet, sepse ajo nuk ka lindur në SHBA”.

Pas Obama-s, Trump tash thotë se Kamala Harris mbase nuk ka lindur në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai ka dëgjuar se e zgjedhura e Joe Biden për Zëvendës-Presidente, Kamala Harris “nuk kualifikohet” për të shërbyer në këtë pozitë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Harris ka lindur nga një baba xhamajkan dhe nga një nënë indiane në Oakland të Kalifornisë me 20 tetor 1964.

Por, një profesor konservator i juridikut e ka vënë në pikëpyetje mundësinë ligjore të Harris për të garuar.

Të enjten në një konferencë për media Donald Trump u pyet për argumentet kundër garimit të Harris.

“Veç sa dëgjova sot se ajo nuk i plotëson kushtet dhe avokati që e ka shkruar atë letër është shumë i kualifikuar, shumë avokat i talentuar”, tha Trump.

“Unë nuk kam ide nëse kjo është e saktë. Mendoj se demokratët do ta shikonin këtë gjë para se ta zgjidhnin atë për të garuar si zëvendës-presidente”.

“Por, kjo është shumë serioze, ata po thonë se ajo nuk kualifikohet, sepse ajo nuk ka lindur në SHBA”, pohoi Trump.

Gazetari e përmirësoi duke i thënë se nuk është duke u folur se a ka lindur në SHBA a jo, sepse këtu nuk ka pikëpyetje, ajo ka lindur në SHBA, por vetëm se prindërit e saj nuk kanë lindur dhe në kohën kur ka lindur ajo, ata kanë mundur të mos e kenë pasur shtetësinë ende.

Profesori që fillimisht shkroi një artikull duke ngritur këto dyshime për Harris, është, John Eastman.

Ai vë dyshime se nëse një person mund të garojë për zëvendës-president të SHBA-ve, nëse kur ka lindur, prindërit e saj/tij nuk kanë qenë shtetas amerikanë./Insajderi.com