Lojtari i Real Madrid, Sergio Reguilon, po kërkohet nga Arsenal, Chelsea dhe Napoli, shkruan AS, njofton Insajderi.
23 vjeçari kishte një paraqitje solide në huazim tek Sevilla, por nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.
Për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, dy ekipet londineze, apo ekipi Italian duhet të paguajnë plotë 25 milionë euro për kartonin e tij./Insajderi.com