Zelanda e Re e vazhdon izolimin për 12 ditë

Zelanda e Re e vazhdon izolimin për 12 ditë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka lajmëruar një zgjatje prej 12 ditësh, si masë e marrë kundër epidemisë, për arsye se numri i rasteve është rritur në 29 të infektuar me COVID-19.

Janë katër nivele ‘alarmi’ në Zelandën e Re dhe Auckland ka arritur në nivelin 3 prej të mërkurës. Pjesa tjetër e vendi ka arritur në nivelin 2, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Ky vend deri para disa ditësh ishte më i suksesshmi në trajtimin e pandemisë, duke mos pasur asnjë rast të ri në periudhën prej 102 ditësh.

Arsyeja se pse u vendos për izolimin prej 12 ditësh është sepse në këtë periudhë do të zbulohet burimi i infektimit, do të izolohet, ndërsa Auckland mund të kthehet në nivelin 2.

Ata tentojnë të bëhen të kujdesshëm duke marrë masa të shpejta dhe të hershme.

Të gjitha 29 rastet janë të ndërlidhura me një burim, që ka qendrën në Aukland,” ka thënë Arden, duke shtuar se 38 njerëz janë në karantinën e qeverisë./Insajderi.com