Jesse Lingard, Andreas Pereira dhe Tahith Chong, po largohen nga Manchester United?

Jesse Lingard, Andreas Pereira dhe Tahith Chong, po largohen nga Manchester United?

Ekipi nga Premier Liga, Manchester United, ka vënë në listën e shitjes, disa nga lojtarët që më nuk llogaritë në shërbimet e tyre.

Jesse Lingard, është i pari që pritet të largohet nga Manchester United. Edhe Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Lingard do të largohet nga Old Trafford, pasi ky i fundit nuk ka arritur që të gjejë formën e tij nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaer, njofton Insajderi.

Andreas Pereira, është lojtari tjetër që nuk po arrin të gjejë hapësira në formacionin e Solskjaer, sidomos pas ardhjes së Bruno Fernandes dhe raportohet se United është në bisedime me disa klube nga Spanja për lojtarin.

Tahith Chong, është pothuajse e konfirmuar se do të huazohet tek ekipi gjerman, Werder Bremen, si pasues i Milot Rashica, i cili do të largohet nga Bremen.

Gjithashtu edhe emra të tjerë si, Phil Jones, Marcos Rojo, Diogo Dalot, etj, janë të përmendur si emra që do të largohen nga United, në këtë afat kalimtarë./Insajderi.com.