Ish presidenti dhe pronari i Inter, Massimo Moratti, i ka rënë “pishman” deklaratave të tij të mëparshme, kur thoshte se Lukaku nuk është i duhuri për të zëvendësuar Mauro Icardi-n.
“Kam gabuar me Lukakun. Të bëhem i sinqertë – unë mendova se ai ishte vetëm i fortë fizikisht dhe kisha frikë se do të pendoheshim që po e humbim Mauro Icardi-n. Por, Romelu Lukaku, ka dëshmuar se është një kampion – gjithmonë i gatshëm të ndihmojë bashkë lojtarët dhe ka vizion të mirë për lojën”, ka thënë Moratti për gazetën Quotidiano Sportivo, transmeton Insajderi.
“Antonio Conte kishte të drejtë që kërkonte nënshkrimin e tij dhe më pas bëri punë të mirë për ta përmirësuar atë. Fitimi i Ligës së Evropës nuk do të jetë i lehtë, pasi kanë mbetur katër skuadra shumë konkurruese, por shpresoj që Interi të mund të jetë klubi tjetër italian që fiton një trofe evropian”, përfundoi Moratti.
Romelu Lukaku, ishte blerë nga Manchester United, për 74 milion euro dhe deri më tani, ai ka realizuar 46 ndeshje për Inter, duke shënuar 31 gola./Insajderi.com.