Protesta kundër vendosjes së maskës në Spanjë (VIDEO)

Protesta kundër vendosjes së maskës në Spanjë (VIDEO)

Turma të protestuesve të mbledhur në kryeqytetin spanjoll janë tubuar për të protestuar rreth vendimit që i bën maskat obligative dhe gjithashtu vendime të tjera të marra kundër përhapjes së Coronavirusit, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Njerëzit janë fotografuar duke mbajtura slogane dhe pankarta në “Plaza Colon”, në qendër të qytetit të Madrid-it.

Bartja e detyrueshme e maskave fillimisht u prezantua në maj, për ata që udhëtonin me transportin publik dhe më pas u shpërnda për të gjithë popullin.

Protestat vijnë dy ditë pasi qeveria prezantoi kufizimet e reja, përfshirë pirjen e cigares në vende publike.

Në Spanjë ka filluar rishfaqja më e shpeshtë e rasteve të infektimit me COVID-19, pas përfundimit të tre muajve karantinim i plotë.

Si pasojë e virusit në Spanjë deri më tani kanë vdekur mbi 28 mijë e 600 njerëz./Insajderi.com