Është regjistruar temperaturë e lartë prej 54.4 gradë Celsius, çka po konsiderohet si temperatura më e lartë e arritur ndonjëherë në tokë, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Kjo temperaturë është regjistruar në shtetin amerikan të Kalifornisë.
Tani këto temperature po vërtetohen edhe njëherë nga Shërbimi Nacional i Motit në SHBA.
Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar pikërisht në të njëjtin vend dhe shënonte 54 gradë në vitin 2013./Insajderi.com