United e ka një plan B, nëse dështon Jadon Sancho

United e ka një plan B, nëse dështon Jadon Sancho

Djajtë e Kuq ia kanë vënë syrin yllit të Juventusit.

Manchester United po përpjekën ta sjellin në Angli mesfushorin e krahut të Juventusit, Douglas Costa, shkruan Sky Sports, njofton Insajderi.

Gjithsesi ende targeti primar vazhdon të mbetet Jadon Sancho, por nëse lëvizja nga Borussia Dordmund nuk realizohet atëherë opsion është Costa.

Costa, që shënoi tri gola në 29 ndeshje për Juven në sezonin e fundit, ka edhe dy vjet në kontratë me torinezët.