RB Leipzig e sfidon sonte Paris Saint-Germain

RB Leipzig e sfidon sonte Paris Saint-Germain

Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me gjysmëfinalen e parë të saj, me duelin e zjarrtë në mes të RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain.

Tek te dy skuadrat ka mungesa të konfirmuara. Tek RB Leipzig, mungojnë dy lojtarë, Hartmann dhe Konate, ndërsa tek ekipi francez, mungojnë Navas dhe Verratti, por në dyshim janë Gueye dhe Kurzawa, njofton Insajderi.

RB Leipzig, mbërriti deri në gjysmëfinale, duke eliminuar ekipe të mëdha si Tottenham dhe Atletico Madrid, ndërsa Paris Saint-Germain, kanë eliminuar ekipet si Dortmund dhe Atalanta.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00, në terren neutral si dhe me vetëm një ndeshje./Insajderi.com.