Fjalët e para nga Koeman në Barcelonë

Fjalët e para nga Koeman në Barcelonë

Trajneri holandez, Ronald Koeman, do të jetë trajner i Barcelonës

Ronald Koeman nuk e fsheh dëshirën e marrjes së postit të trajnerit të Barcelonës, pasi arriti në qytetin  e klubit.

Strategu i Holandës gjendet në vendlindjen e tij për të definuar shkëputjen e marrëveshjes me Federatën para angazhimit te skuadra e Barcelonës.

Në largim nga selia e Federatës, Koeman u deklarua për kamerat e televizionit NOS.

“Tani është momenti për të pranuar ofertën si trajner i Barcelonës. Do të më pëlqente, por ende nuk ekziston një marrëveshje definitive, mungojnë nënshkrimet e kontratës. Kjo është koha kur gjithçka është 100 për qind”, tha ai. /Insajderi.com/