Parlamenti Evropian nuk e njeh Lukashenkon për president të Bjellorusisë

Parlamenti Evropian nuk e njeh Lukashenkon për president të Bjellorusisë

Anëtarët e Parlamentit Evropian nuk i njohin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë, duke e konsideruar Presidentin Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, një person non grata( të pa dëshiruar) në Bashkimin Evropian, njofton deklarata e përbashkët e partive të Parlamentit Evropian të botuar.

“Zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit nuk ishin as të lira, as të drejta, dhe raportet e besueshme tregojnë për një fitore të Svetlana Tikhanovskaya. Prandaj, ne nuk e njohim Aleksander Lukashenko si President të rizgjedhur të Bjellorusisë dhe e konsiderojmë atë një person non grata në Bashkimin Evropian . Ne bashkohemi me popullin Bjellorusi në kërkesën e tyre për zgjedhje të reja dhe të lira, nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të pavarur “, thuhet në deklaratë, raporton Free News.

Po ashtu Bashkimi Evropian dënon arrestimet dhe aktet e dhunës të Lukashenkos ndaj protestuesve.

“Ne i dënojmë me forcë arrestimet dhe aktet e tmerrshme të dhunës dhe torturave të kryera kundër protestuesve paqësorë, dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë të këtyre krimeve, të cilat nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Në lidhje me këtë, ne kujtojmë, Aleksander Lukashenko, për përgjegjësinë e tij”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

Në Bjellorusi nga 9 gushti kanë shpërthyer protestat masive, pasi Lukashenko po pretendon një fitore me mbi 80% të votave.

Rusia në anën tjetër ka premtuar përkrahje nëse është nevoja edhe ushtarake për pushtetin e Lukashenkos. /Insajderi.com/