Arthur Melo bënë aksident në gjendje të dehur

Arthur Melo bënë aksident në gjendje të dehur

Mesfushori i Barcelonës, që shumë shpejt pritet të fillojë stërvitjet me klubin e Juventus, ka bërë një aksident komunikacioni me veturën e tij, në qytetin e Girona.

Mediat lokale në Girona, raportuan se Arthur Melo, kishe humbur kontrollin mbi veturën e tij, duke goditur një shtyllë aty afër rrugës, por që fatkeqësishtshpëtoi pa lëndime trupore.

Pas testeve të policisë, rezultoi se lojtari ishte në gjendje të duhur kur po voziste.

Problemet për Melo-n, kanë filluar që nga koha kur klubi i Barcelonës, kishte vendosur që për shkëmbimin e tij me mesfushorin e Juventus, Miralem Pjanic, pa e pyetur fare lojarin brazilian.

Ekipi i Barcelonës, e ka ende në pronësi lojtarin dhe pritet që të merren masa për ndëshkimin e tij si dhe mund të ketë vonesa në transferimin e tij tek Juventus./Insajderi.com.