Elon Musk fiton 8 miliardë dollarë – ku rangohet ai në mesin e më të pasurve në botë?

Elon Musk fiton 8 miliardë dollarë – ku rangohet ai në mesin e më të pasurve në botë?

Pasuria personale e Elon Musk po rritet së bashku me aksionet e Tesla, njofton Insajderi.

Vlera neto e CEO u rrit me afro 8 miliardë dollarë të hënën ndërsa çmimi i aksioneve të Tesla u rrit për 11%. Vlera neto e Musk është tani 84.8 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e katërt më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Screen Shot 2020 08 18 at 10.06.25 AM

Musk kapërceu Bernard Arnault, miliarderi francez dhe CEO i markës luksoze LVMH, për të siguruar pozicionin në listë. Ai tani qëndron pas CEO të Facebook Mark Zuckerberg, i cili ka një vlerë neto prej 99 miliardë dollarë. /Insajderi.com

Burimi: Business Insider