Sonte kompletohet çifti i finales – Lyon apo Bayern Munich?

Sonte kompletohet çifti i finales – Lyon apo Bayern Munich?

Ekipi francez, Lyon dhe ekipi gjerman, Bayern Munich, takohen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe kërkojnë që të arrijnë në finale të kësaj gare shumë të rëndësishme.

Lyon, e ka vetëm një mungesë të konfirmuar për këtë takim, atë të Kone, ndërsa Bayern Munich, ka vetëm Benjamin Pavard, i cili është në dyshim për këtë ndeshje, por prapë ka mundësi reale për të qenë pjesë e ekipit, njofton Insajderi.

Ekipi i Lyon, për të arritur në gjysmëfinale, gjatë rrugës ka eliminuar ekipe të mëdha siç janë Juventus dhe Manchester City, ndërsa Bayern Munich, ka eliminuar ekipin e Chelsea-s dhe Barcelonën.

Edhe kjo ndeshje si çdo tjetër, luhen në terren neutral, me vetëm një ndeshje dhe fillon nga ora 21:00./Insajderi.com.