Gjermani: Fillon gjykimi i burrit që hodhi para trenit fëmijën 8 vjeçar

Gjermani: Fillon gjykimi i burrit që hodhi para trenit fëmijën 8 vjeçar

Ka filluar gjykimi në Gjermani për burrin nga Eritrea, i cili akuzohet se e ka shtyrë në linja të trenit një djalë tetë vjeçar duke i shkaktuar vdekjen, njofton Insajderi.

Habte Araya, 41 vjeçar, akuzohet se me qëllim shtyu djalin dhe nënë e tij në traken e trenit në stacionin qendror në Frankfurt.

Prokurorët po thonë se ky ishte një veprim skizofrenik dhe se i akuzuari ka pasur “aftësi të kufizuara konsiderueshëm” për ta kontrolluar veprimin e tij.

Përkundër kësaj, ai pritet të shpallet fajtor për vrasje.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë vrasje dhe tentim vrasje, por prokurorët kanë propozuar që ai të vendoset në një spital psikiatrik.

Rasti kishte ndodhur me 29 korrik të vitit të kaluar. Nëna kishte arritur të shpëtonte disi, por fëmija kishte mbetur i vdekur në vend.

Araya kishte provuar ta hidhte para trenit edhe një grua 78 vjeçare, por ajo kishte arritur të shpëtonte për pak.

Dëshmitarët më pas thonë se burri ishte ndjekur dhe ndaluar nga disa kalimtarë të rastit./Insajderi.com