David Alaba në Premier Ligë?

David Alaba në Premier Ligë?

Sipas raportimeve, David Alaba mund të kaloj shumë shpejtë në Premier Ligë, me Manchester United dhe Chelsea të interesuara për të.

Qendër mbrojtësi austriak siç duket nuk e ka ndërmend t’a rinovoj kontratën e tij tek Bavarezët. Sipas Sky Sport, mbrojtësi 28 vjeçar e ka refuzuar ofertën e Bayern për kontratë të re në vlerë prej 15 milionë funta në vit, kështu duke alarmuar skuadrat angleze, United dhe Chelsea, raporton Insajderi.

David Alaba kaloi nga pozita e mbrojtësit të majtë në pozitën e mbrojtësit qendëror sa ishte nën menaxhimin e Pep Guardiola, dhe padyshim që do të ishte një super transferim për klubet e Premier Ligës./Insajderi.com.