Miniatura “Wunderland” në Hamburg të Gjermanisë, është miniatura më e madhe në botë e cila përfshin edhe lëvizjen e trenit dhe aeroportin.
Ajo ka 8 sektorë të cilët lidhen në rreth 13 km hapësirë dhe brenda vetes përmban rreth 4 mijë objekte dhe 215 mijë figura, raporton Insajderi
Për më tepër mbi 200 mijë drita led e ndriçojnë qytetin. Ndërkaq, ajo u ndërtua nga vëllezërit binjak Gerrit dhe Frederik Braun në Hamburg të Gjermanisë.
Deri më tash në të është shpenzuar më shumë se 13 milionë dollarë, ndërkohë që ndërtimi i saj po vazhdon ende./Insajderi