ZYRTARE: Ricardo Rodriguez transferohet tek Torino

ZYRTARE: Ricardo Rodriguez transferohet tek Torino

Mbrojtësi anësor i ekipit të Milan, Ricardo Rodriguez, është transferuar tek ekipi tjetër nga Serie A, Torino.

“Mirë se vjen Ricardo. Jemi të lumtur që të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me klubin e Milan, për transferimin e mbrojtësit nga Zvicra, Ricardo Rodriguez”, thuhet në njoftimin e klubit të Torino-s, transmeton Insajderi.

Raportimet e mediave në Itali, thonë se shuma e transferimint të tij, sillet rreth 3 milionë euro.

Milan e kishte transferuar Rodriguez-in, nga ekipi o Wolfzburg dhe për vite me radhë, ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Milan./Insajderi.com.