“Shpëton” FC Prishtina, ndeshja e saj kundër Lincoln, do të zhvillohet – kjo është data e re

“Shpëton” FC Prishtina, ndeshja e saj kundër Lincoln, do të zhvillohet – kjo është data e re

Fc Prishtina, ka marrë një lajm të madh, pasi UEFA, ka vendosur që të lejojë zhvillimin e ndeshjes së saj ndaj Lincoln, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

Njoftimin për zhvillimin e ndeshjes, e ka bërë vet klubi i Prishtinës, përmes faqes së tyre në Facebook, si dhe kanë njoftuar se kjo ndeshje, sipas kërkesës së tyre, do të zhvillohet me 22 gusht, transmeton, Insajderi.com.

Gazeta Online Insajderi.com, e ka kontaktuar UEFA-në, e cila e ka konfirmuar lajmin se Prishtina do të luaj ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln.

“Data për ndeshjen në mes Lincoln Red Imps vs FC Prishtina, e vlefshme për raundin 2020/21, të kualifikimeve për Europa Ligë, ka ndryshuar dhe ndeshja do të luhet me datë 22.08.2020, në vend të 18.08.2020, duke filluar nga ora 18:00”, thuhet në emailin që UEFA e ka dërguar në redaksinë tonë.

Klubi i Prishtinës, shkruan se faktet që ata i kanë paraqitur para UEFA-s, nuk mund të injoroheshin, prandaj edhe është vendosur të zhvillohet ky takim.

Ekipi i Prishtinës, do të udhëtojë në Gjibraltar me ekip të “harrnuar”, pasi ata janë detyruar të gjejnë lojtarë dhe trajner të jashtëm, për të kompletuar ekipin e tyre.

Ata kanë falenderuar ekipet si Trepça 89’, Llapi, Ballkanin. Vushtrrinë dhe Drenicë, të cilat i kanë dalë në ndihmë duke ofruar lojtarët e tyre, vetëm që klubi i kryeqytetit, të paraqitet sa më mirë në arenën ndërkombëtare.

Klubi i Prishtinës, gjithashtu ka njoftuar se në këtë takim, ata do të drejtohen nga trajneri, Ramiz Krasiniqi, që aktualisht është trajneri i përfaqësuese U-19 të Kosovës./Insajderi.com.