Hoti thotë se shpejt do të implementohet Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike

Hoti thotë se shpejt do të implementohet Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Në atë takim, kryeministri i vendit, ka deklaruar se Pako për Rimëkëmbjen Ekonomike do të implementohet shpejt.

Hoti po ashtu tha se e kanë riemërtuar dhe riorganizuar këtë këshill me qëllim të fokusit në tema të rëndësishme të zhvillimit ekonomik.

“Kjo është mbledhja e parë ku do t’i trajtojmë disa çështje. Ky takim vjen si vazhdimësi e konsultimeve të rregullta që Qeveria ka pas me partnerët e përfshirë në Këshill Ekonomik. Ne si qeveri e kemi si pjesë të programit pakon e masave të rimëkëmbjes ekonomike dhe me rishikim të buxhetit e kemi krijuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Tash në periudha afatshkurtër do të punojmë bashkë me ju që të implementojmë këtë pako për rimëkëmbje ekonomike”, tha Hoti. /Insajderi.com/