AC Milan në kërkim të një mbrojtësi të djathtë – të gjithë janë të shtrenjtë

AC Milan në kërkim të një mbrojtësi të djathtë – të gjithë janë të shtrenjtë

Ekipi nga Serie A, Milan,  është duke kërkuar me patjetër një mbrojtës të krahut të djathtë, pasi që ata konsiderojnë se vetëm kjo pozitë i ka mbetur mbrojtës, që të quhet e kompletuar.

Mediumi nga Italia, Tuttosport, shkruan se AC Milan, fillimisht ka pyetur ekipin e Tottenham, për mbrojtësin e tyre, Serge Aurier, por ekipi nga Premier Liga ka kërkuar 23 milion euro për shërbimet e 27 vjeçarit – shumë kjo e madhe për klubin italian, transmeton Insajderi.

Raportimet e njëjta, thonë se ekipi i Milan, ka pyetur gjithashtu ekipin e Ajax, për mbrojtësin e tyre, Denzel Dumfries dhe Ajax është përgjigjur se, vlera e lojtarit është 18 milion funte, që konsiderohet prapë shumë e lartë nga ekipi i Milan./Insajderi.com.