Mungon vetëm zyrtarizimi – Vedat Muriqi lojtar i Lazio-s

Mungon vetëm zyrtarizimi – Vedat Muriqi lojtar i Lazio-s

Shumica e mediave në Turqi si dhe mediat më të besueshme në Itali, kanë raportuar se është arritur marrëveshja në mes klubit të Lazio-s dhe Fenerbace, për transferimin e sulmuesit, Vedat Muriqi, në Serie A.

Dy gazetarët më të besueshëm në Itali dhe më gjerë, Fabrizio Romano si dhe Gianluca Di Marzio, kanë raportuar se marrëveshja është arritur dhe më këtë marrëveshje, lojtari do të përfitojë 2 milion euro në sezon, ndërsa akordi në mes të klubeve, është arritur për shumën e 18 milion euro si dhe 2 milion të tjera në formë të banueseve, transmeton Insajderi.

Ekipi i Lazio-s, pret që më së largu deri ditën e hënë, Vedat Muriqi, të prezantohet dhe të fillojë stërvitjet tek ekipi i tyre.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ngritje në karrierë e Vedat Muriqi, pasi ai do të luaj përkrah golashënuesit më të mirë të Serie A, Ciro Immobile.Insajderi.com.