Organizata kundër vaksinës për COVID-19 hedh në gjyq Facebook për censurë

Organizata kundër vaksinës për COVID-19 hedh në gjyq Facebook për censurë

Mbrojtja e Shëndetit të Fëmijëve (CHD), një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga avokati i anti-vaksinave Robert F. Kennedy, Jr., paraqiti një ankesë të hënën në Qarkun Verior të Kalifornisë kundër Facebook dhe CEO të saj Mark Zuckerberg, si dhe partnerët e tij të “fact-checking” – një opsion i ri i Facebook dhe Instagram, i cili e bllokon postimin, nëse ai përmban lajme të rreme – për shkak se reklamat dhe postimet e tyre u censuruan për përmbajtje të rreme në lidhje me vaksinat dhe rrjetet 5G.

Facebook bëri një përpjekje të bashkërenduar për të luftuar dezinformimin e vaksinave duke i drejtuar përdoruesit drejt informacionit autorizues për vaksinat, duke censoruar reklama, informacione për kontrollimin e fakteve dhe duke premtuar se do të ndalonte rekomandimin e faqeve kundër vaksinave, duke përfshirë faqen e paditësit. Në mënyrë të veçantë, në faqen e CHD, Facebook shtoi një etiketë ku shkruhej, “kjo faqe poston rreth vaksinave”, dhe një lidhje me uebfaqen e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Facebook gjithashtu parandaloi mundësinë e grupit për të grumbulluar fonde duke çaktivizuar butonin e tij për donacione dhe ndaloi agjencinë e reklamave të grupit për të blerë reklama në internet. Për më tepër, në vend që të mund ta shikonte përmbajtjen normalisht, Facebook shtoi një paralajmërim të mbivendosur gri që thoshte, “Informacion i rremë i kontrolluar nga kontrolluesit e fakteve të pavarura.”

Procedura gjyqësore thotë se “fact-checkers” censuruan shumë nga postimet e organizatës, duke çuar në një ulje trafiku (përdoruesish) të faqes me 95%.

CHD thotë se Facebook, po përpiqet të tregojë se organizata e Kennedy-t nuk është e besueshme dhe promovon pretendime të pasakta shkencore dhe se vaksinat janë zakonisht të sigurta, efektive dhe jashtëzakonisht të dobishme. Organizata nuk ndan të njëjta mendime në lidhje me këtë.

Shumë politikanë konservatorë kanë pohuar se Facebook dhe platformat e tjera të mediave sociale shfaqin paragjykime politike dhe disa padi të dështuara janë ngritur mbi këtë bazë, por çështja e organizatës CHD premton më shumë përpjekje për të ndaluar Facebook, Twitter dhe Google të kenë “këtë lloj censure”.

Platformat e rrjeteve sociale kanë luftuar prej kohësh për të ndaluar lajmet e rreme, sidomos ato shkencore, të përhapen në internet, por si gjithnjë është e vështirë të ketë një filtrim të plotë dhe do të ketë gjithmonë përdorues të pakënaqur. /Insajderi.com

Burimi: Law Street Media