Premier Liga e publikon orarin e ndeshjeve të sezonit të ri

Premier Liga e publikon orarin e ndeshjeve të sezonit të ri

Një ndër ligat më të forta në botë, Premier Liga, ka publikuar kalendarin e sezonit të ri, që do të fillojë më datë 12 shtator.

Liverpool do të hapë sezonin e ri, duke e pritur në shtëpi ekipin e sapo promovuar në ligë, Leeds United.

Manchester United dhe Manchester City, nuk do të luajnë në javën e parë të hapjes, pasi Premier Liga u ka dhënë pushim shtesë, shkaku i angazhimeve të tyre në Europa Ligë, respektivisht, Ligën e Kampionëve.

Në raundin e parë, Arsenal do të ndeshet me Fulham-in, Tottenham nisin sezonin e ri në shtëpi kundër Everton-it, Leicester City shkon te rivalët e West Bromit, Sheffield United mirëpresin Wolvesin, West Hami luan ndaj Newcastle dhe Crystal Palace me Southamptonin, etj../Insajderi.com.