Një ekip nga Gjermania ka shkuar në Rusi për ta sjellur në Berlin kundërshtarin e Putinit që po dyshohet se është helmuar

Një ekip nga Gjermania ka shkuar në Rusi për ta sjellur në Berlin kundërshtarin e Putinit që po dyshohet se është helmuar

Një aeroplan-ambulancë është nisur nga Gjermania për në Rusi që ta sjellë opozitarin e Vladimir Putin, Alexei Navalny, nga Siberia në Berlin për ta mjekur pasi u shtri në spital urgjentisht nën dyshimin se është helmuar, njofton Insajderi.

Por, drejtori i spitalit ku po mjekohet për momentin ai, ka thënë se Navalny është në gjendje shumë të rëndë për t’u lëvizur.

Zëdhënësja e Navalnyev tha se vendimi i drejtorit “është kërcënim direkt i jetës së tij”.

Për momentin Navalny është në koma pasi u sëmur gjatë një fluturimi të enjten gjatë ditës.

Ekipi i tij dyshojnë se diçka i është vendosur në çaj, të cilin e kishte pirë në një kafe në aeroport.

Në aeroplanin që po udhëton nga Gjermania janë edhe ekipi i specialistëve mjekësorë dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për transferim.

Jaka Bizili, drejtor i Fondacionit “Cinema for Peace”, ka thënë se spitali i Berlinit është gati për ta trajtuar Navalnyevin.

Të dyja vendet, edhe Gjermania edhe Franca, kanë thënë se janë të lumtura të ndihmojnë me mjekimin. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pohoi se “ai mund të ketë nga ne të gjithë ndihmën dhe mbështetjen mjekësore që i duhet”.

Një zëdhënës i Vladimir Putin, ka pohuar se Kremlini do të ndihmojë që Navalny të dërgohet jashtë, nëse është e nevojshme dhe i dëshirojnë atij “shërim të shpejtë”./Insajderi.com

Alexei Navalny to be flown to Germany after suspected poisoning ...