Barcelona rikthen interesimin për Hector Bellerin

Barcelona rikthen interesimin për Hector Bellerin

Barcelona është e gatshme të bëjë ofertë për transferimin e mbrojtësit të Arsenal, Hector Bellerin, raporton Mundo Deportivo.

Spanjolli, që u largua nga skuadra katalunase më 2011, shihet si zëvendësues për Dani Alves i cili u largua verën e kaluar në drejtim të Juventisit.

Barcelona po ka probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes andaj Bellerin po shihet si zgjedhja e problemet tek ekipi spanjoll.

Transferimin e tij e bën potencialisht të realizueshëm largimi i Arsene Wenger nga Emirates Stadium gjatë verës./Insajderi.com