Uplift Albania nis edicionin e dytë për të gjithë startupet apo ekipet teknologjike të çdo fushe të cilat kanë një ide, produkt apo shërbim dhe janë në kërkim të mundësive të reja për të shndërruar biznesin e tyre në vlerë për kompaninë dhe konsumatorin dhe mund të aplikojnë deri në datën 25 Shtator të këtij viti.
Themeluar nga shtëpia botuese ICTSmedia në bashkëpunim me SOVVA dhe SlovakAid, Uplift Albania është mundësi e artë jo vetëm për startupet shqiptare, por edhe për ekosistemin rajonal të inovacionit i cila në edicionin e parë Pilot të tij joshi 50 startupe nga 9 industri dhe 6 vende të rajonit.
“Aplikimet në edicionin e dytë të Uplift Albania do të pranohen duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://www.f6s.com/upliftalbania2020 ndërsa informacione më të detajuara do të mund të gjeni në faqen zyrtare https://uplift.al/ “, thuhet në njoftim.
ICTSmedia ka një eksperiencë më se 10 vjeçare në ekosistemin e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe Kosovë në organizimin e evenimenteve si Albanian ICT Awards, themelimin e qendrës laboratorike ICTSlab dhe mbulimin mediatik të kësaj fushe përmes PCWorld Albanian.
Tashmë një pjesë integrale e ekosistemit të inovacionit, roli i akseleratorëve të startupeve në zgjerimin e kapaciteteve inovative dhe sipërmarrëse të komuniteteve, qyteteve dhe vendeve është konsideruar i pamatshëm që nga simulimi i aktivitetit të startupeve deri tek tërheqja e investitorëve të rinj.
Duke u bërë pjesë e Uplift Albania startupet do të mësojnë se si të prezantojnë përpara investitorëve, të mbrojnë pronën e tyre intelektuale, të përmirësojnë modelet e biznesit dhe të aplikojnë metodologjinë “lean startup.”
Startupet më inovative dhe premtuese do të bëhen pjesë e programit katër mujor të akselerimit me mundësi për të ngritur investime deri në 50,000-euro dhe çmime e shpërblime prej 5,000-euro në formën e cash-prize.
Faza e dytë e Uplift Albania do të vijojë më 3 Tetor me Boot-Kampin e Përzgjedhjes prej ku do të dalin edhe startupet e programit të akselerimit. Zyrtarisht programi nis më 5 Tetor 2020 ndërsa përmbyllja do të bëhet në “Demo-Day” më 29 Janar 2021 ku startupet prezantojnë përballë një paneli investitorësh.
Përgjatë katër muajve startupet do të ndjekin workshope të fushave të ndryshme, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar, mentorim 1on1 nga mëse 50 ekspertë të industrisë, mentorë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë dhe rajon.
“Një risi tjetër në brendësinë e akseleratorit të këtij edicioni do të jetë projekti Bridge2EU i cili financohet gjithashtu nga SlovakAid dhe ka për qëllim që të përzgjedh për dy vite rradhazi 2020 dhe 2021, 12 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të kenë shansin të ndjekin një program intensiv studimor në tre vende të ndryshme të Evropës, Slovaki, Ceki dhe Austri.
Aplikimet në edicionin e dytë të Uplift Albania do të pranohen duke plotësuar formularin në këtë lidhje: https://www.f6s.com/upliftalbania2020 ndërsa informacione më të detajuara do të mund të gjeni në faqen zyrtare https://uplift.al/”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com