Bashkëshorti humb jetën nga Coronavirusi, nëna dhe dy fëmijët vetëvriten nga turpi

Bashkëshorti humb jetën nga Coronavirusi, nëna dhe dy fëmijët vetëvriten nga turpi

Raportohet se ka pasur një rritje në familjet e pacientëve me Coronavirus që përballen me stigmë sociale.

Në një rast tjetër të stigmës sociale kundër pacientëve COVID-19 dhe familjeve të tyre, gruaja dhe dy fëmijët e një burri që vdiq nga COVID-19 i dhanë fund jetës duke kërcyer nga një urë në shtetin Indian të Andhra Pradesh, të mërkurën. Përdoruesit e mediave sociale janë të shokuar nga incidenti që ndodhi në qytetin Rajamundry, njofton Inajderi.

Një përdorues i Facebook-ut @shaheen komentoi: “Këto janë momente kur duhet të kuptoni rëndësinë e unitetit në familje. Njerëz! Ju lutemi të kujdeseni për të dashurit tuaj”.

Sipas policisë, pas vdekjes së 52-vjeçarit Narasaiah, i cili u infektua me Coronavirus ditë më parë, familja e tij ishte në depresion. Ata ndiheshin të thyer kur të afërmit dhe miqtë e tyre e mbanin veten larg familjes.

Raportohet se 50-vjeçarja Parimi Suneetha, djali i saj 25-vjeçar, Phanikumar dhe vajza 23-vjeçare, Lakshmi Aparna u hodhën nga ura në lumin Godavari.

Sipas një burimi të mediave lokale, policia zbuloi një shënim nga makina në të cilën të tre kishin ardhur tek urë. Shënimi thoshte se familja ishte një viktimë e stigmës sociale për shkak të COVID-19, dhe vendosi të vrisnin veten. /Insajderi.com

Burimi: India Today