Super finale është duke u zhvilluar – katër gola janë shënuar në pjesën e parë

Super finale është duke u zhvilluar – katër gola janë shënuar në pjesën e parë

Katër gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes Sevilla vs Inter. Të dy ekipet i kanë shënuar nga dy gola, për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 2 me 2.

Inter kaloi i pari në epërsi, përmes Romelu Lukaku, që shënoi nga pika e bardhë, në minutën e 5’. Vetëm pak minuta më vonë, holandezi i Sevilla, de Jong, shënoi një gol të bukur me kokë, duke e barazuar rezultatin. Por ai nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 33’, pas një asistimi nga Banega, ai realizoi një gol edhe më të bukur me kokë, për ta kaluar Sevilla-n, në epërsi.

Diego Godin, i Inter, shënoi për të barazuar rezultatin në 2 me 2, po ashtu një gol me kokë, në minutën e 36’.

Ndeshje e zjarrtë është zhvilluar në këtë pjesë, që pritet të vazhdojë edhe në pjesën e dytë./Insajderi.com.