Ngjarjet muzikore në Angli mirëpresim rritjen e fondit emergjent

Ngjarjet muzikore në Angli mirëpresim rritjen e fondit emergjent

Shumë performanca dhe ngjarje muzikore në Angli, janë jo aktive që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë dhe tani përballen me mundësinë për të u mbyllur.

Muajin e kaluar, sekretari i kulturës Oliver Dowden shpalosi planin për një fond prej 1.7 bilion funtash për ripërtrirjen e kulturës, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Kjo shumë është rritur në 3.36 mijë për shkak të kërkesave të lartë. Fondi do të ndahet në 135 ngjarje.

Këto para kanë për qëllim të mbulojnë shpezimet e vazhdueshme që  si qeraja dhe fakturat e tjera.

Performancat në vendet e mbyllura tani mund të rikthehen me audienca që i përmbahen distancës sociale, kështu  që shumë prej këtyre vendeve mund të rihapen. Edhepse e ardhmja është e pasigurtë për këto vende, këto fonde do të zgjasin deri në muajin nëntor.

Dowden tha : “I inkurajoj adhuruesit e muzikës të ndihmojnë duke mbështetur eventet muzikore dhe kulturore kur të fillojnë të hapen, duke i vizituar. Ne duhet të bëjmë një përpjekje kolektive për të ndihmuar gjërat që duam, të tejkalojnë krizën e Covid=19”./Insajderi.com