Allegri i gatshëm të zëvendësojë Conten te Interi

Allegri i gatshëm të zëvendësojë Conten te Interi

Antonio Conte pritet që t’i ndajë rrugët me Interin në javën e ardhshme, derisa mediat në Itali raportojnë se vendin e tij do të zë Massimiliano Allegri, njofton Insajderi.

Duket se te Nerazzurët asgjë nuk ndryshoi me emërimin e Contes si trajner, andaj mund të ndodhë që shkarkimi i tij të vije më herët se sa pritej.

Pas humbjes 3-2 kundër Sevillës në finalen e Ligës së Evropës, trajneri deklaroi se ai nuk ndihet i sigurt rreth të ardhmes së tij.

Sipas asaj që raportojnë, Sky Sport Italia, Tuttosport, Corriere dello Sport, Sportitalia, Corriere della Sera, Conte do të shkarkohet nga Interi.

Vendin e tij do të zë një tjetër ish-trajner i Juventusit, Allegri, që po ashtu në të kaluarën kishte drejtuar Milanin.

Conte ishte zëvendësuar pikërisht nga Allegri te Juventusi në vitin 2014, ndërsa thuhet se është telefonuar nga drejtori gjeneral i Interit, Beppe Marotta./Insajderi.com