Lideri opozitar rus dërgohet për shërim në Gjermani, dyshohet se u helmua

Lideri opozitar rus dërgohet për shërim në Gjermani, dyshohet se u helmua

Lideri  i opozitës ruse, Alexei Navalny, ka mbërritur në Gjermani për mjekim pas një fatkeqësie shëndetësore që i ndodhi ditë më parë.

Ai është në gjendje kome pasi ka pirë atë që mbështetësit e tij dyshojnë se ishte çaj i helmuar; ata akuzojnë autoritetet se po përpiqen të fshehin një krim.

Mjekët që e kuruan atë në Omsk kishin këmbëngulur të premten se ai ishte shumë i sëmurë për t’u transferuar, raporton BBC.

Por ata më vonë thanë se gjendja e tij ishte mjaft e qëndrueshme për fluturimin. Gruaja e tij Yulia po udhëton me të.

Navalny ishte i njohur në Rusi për fushatën e tij kundër korrupsionit. /Insajderi.com