Andrea Pirlo e Juventus, kërkojnë të shesin pesë lojtarë në Premier Ligë

Andrea Pirlo e Juventus, kërkojnë të shesin pesë lojtarë në Premier Ligë

Klubi italian, Juventus, në krye me trajnerin e sapo emëruar, Andrea Pirlo, janë duke kërkuar blerës në Premier Ligë, për pesë nga lojtarët e tyre të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tyre.

Lojtarë si Dauglas Costa, Alex Sandro, Aaron Remsy, Bernardeschi deh Mattia Perin, nuk bëjnë pjesë në planet e Pirlos, i cili është duke u munduar të krijojë një ekip që mund të garojë në Ligën e Kampionëve, raportojnë mediat në Itali, transmeton Insajderi.

Largimet e këtyre lojtarëve, gjithashtu do të sjellin fonde të reja për përforcime si dhe klubi do të lirohej nga pagat e tyre.

Përveç këtyre lojtarëve, Juventus, ka vendosur të ndërprejë kontratat edhe për Gonzalo Higuain si dhe Emre Can, ky i fundit ishte i huazuar tek Dortmund dhe mund të mbetet atje, pasi ai pëlqehet nga klubi gjerman./Insajderi.com.