Trajneri gjerman i Bayern Munich, Hansi Flick, është shprehur i entuziazmuar për finalen ndaj Paris SG, si finalja e parë në karrierën e tij si trajner.
“Ne do të luajmë ndaj Paris SG dhe jemi entuziast, pasi ata janë një nga ekipet më të mira në botë:, tha fillimisht Flick, transmeton Insajderi.
“Ata e kanë një trajner shumë të mirë, për të cilën gëzoj respekt të madh si njeri dhe si trajner – ata kanë një filozofi loje shumë të mirë”, shtoi trajneri i Bayern.
“Ne duhet të përqendrohemi së mënyrën se si do të bëjmë presion në top, pasi ne jemi kthyer prapa dhe kemi analizuar ndeshjet që i kishim nda Barcelona dhe Lyon dhe kemi parë se kemi hapësirë për përmirësim, pasi ekipi i Paris SG, ka shumë lojtarë individual, të cilët duhet ti ndalim”, përfundoi Hansi Flick./Insajderi.com.