Momenti kur Povetkin ia bënë “terr” Dillian White-it (VIDEO)

Momenti kur Povetkin ia bënë “terr” Dillian White-it (VIDEO)

Mbrëmë, boksieri nga Rusia, Alexander Povetikn, ka befasuar botën e boksit me fitoren e tij ndaj njërit prej boksierëve më të mirë aktualisht në botë, anglezit, Dillian White.

Meçi ishte i paraparë të zhvillohej në 12 raunde, por në raundin e pestë, Povetkin, e lansoi një goditje fatale për White, i cili nuk kishte asnjë shans të ngrihej e të vazhdonte luftën.

Interesante dhe befasuese ishte fakti se White arriti që ta rrëzojë dy herë Povetkin-in, në raundin e katërt, ndërsa vetëm një raund më vonë, kur të gjithë po prisnin fundin e Povetkin, ai mendoi ndryshe, duke gjetur momentin e tij dhe duke goditur me aç fuqi sa kishte.

Gjatë karrierës së tij, veterani Povetkin, ka vetëm dy humbje dhe atë ndaj dy prej boksierëve më të mirë të dekadave të fundit, si Klitschko dhe Joshua./Insajderi.com.