Një pjesë e parë shumë e bukur është zhvilluar se Estadio da Luz, në Portugali edhe pse nuk kishte gola të shënuar.
Një lojë shumë e hapur, që është duke prodhuar shumë raste në të dyja anët, por më shumë për Paris Saint-Germain, të cilët kanë humbur shumë mundësi të mira shënimi.
Robert Lewandowski, ishte më së afërti golit, kur pas një pasimi shumë të bukur ta Davies, ai e qëlloi shtyllën.
Posedimi i topit, është në anën e Bayern Munich, që e kanë mbajtur 62% të kohës në këmbët e tyre, kundrejt 38% të Paris SG.
Gjashtë goditje drejt portës për Paris SG, dy prej të cilave ishin brenda kuadratit, por që ishin mbrojtur nga Neuer, ndërsa, pesë tentime ka Bayern, një prej të cilave, ka shkuar brenda kuadratit.
Bayern Munich, u detyrua të bëjë një zëvendësim, pasi qendër mbrojtësi i tyre, Jerome Boateng, pati problemin e njëjtë, sikurse në ndeshjen ndaj Lyon, ndërsa në vend të tij është inkuadruar Sule.
Alphonso Davies, i Bayern Munich, është lojtari i vetëm i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë pjesë./Insajderi.com.