Këto mësuese bënë distancimin social në klasë shumë më të këndshëm

Këto mësuese bënë distancimin social në klasë shumë më të këndshëm

Mësuesit në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përgatiten të mirëpresin studentët përsëri në klasë. Por ndërsa rastet e Coronavirusit rriten, shumë shqetësohen se gëzimi i fëmijëve të vegjël shpejt do të kthehet në frikë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Kjo është arsyeja pse dy mësues të klasave të para në DeLand, Florida, vendosën të shndërrojnë tavolinat e studentëve të tyre në xhipa të vegjël.

Patricia Dovi, 35 vjeçare dhe Kim Martin, 51 vjeçare, nga shkolla “St. Barnabas Episcopal” kaluan një javë duke ridizajnuar tavolinat. Tavolinat kanë xhama plastike në tre anë.

Tavolinat, të cilat janë të vendosura shumë larg njëra tjetrës, janë i vetmi vend ku studentëve u lejohet të heqin maskat e fytyrës.

Martin tha se qëllimi i tyre ishte të krijonin një hapësirë që studentët të ndjehen të qetë ndërsa ndjekin udhëzimet e shëndetit dhe sigurisë. /Insajderi.com