Ekipi gjerman, Bayern Munich, është kampioni më i ri i Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj ekipit francez, Paris Saint-Germain
Vetëm një gol mjaftoi që Bayern të fitojë finalen më të madhe të vitit deri më tani.
Heroi i ndeshjes është, Kingsley Koman, i cili në minutën e 59’ shënoi golin e vetëm të kësaj finale.
Arritje e jashtëzakonshme e trajnerit gjerman, Hansi Flick, që e mori ekipin në mesin e sezonit dhe atë vetëm përkohësisht, por tani ai ka fituar titullin më të vlefshëm për skuadra, Ligën e Kampionëve./Insajderi.com.