Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka njoftuar sulmuesin nga Uruguai, Luis Suarez, se ai nuk bënë pjesë në planet e tij.
Sipas të përditshmes nga Katalonia, Rac1, Koeman e ka telefonuar personalisht Suarez-in, të hënën në mëngjes, për t’i treguar se ai mund të fillojë të kërkojë ekip të ri, pasi ai nuk bënë pjesë në planet e tij, transmeton Insajderi.
Ditë më parë, vet Suarez, kishte deklaruar se ai nuk është njoftuar nga klubi nëse nuk bënë pjesë në planet e tyre, por se do të dëshironte të njoftohej, nëse një gjë e tillë është e vërtetë./Insajderi.com.