Patrice Evra: Unë dhe Ronaldo e kemi dërguar Bruno Fernandes tek Manchester United

Patrice Evra: Unë dhe Ronaldo e kemi dërguar Bruno Fernandes tek Manchester United

Ish mbrojtësi i Manchester United, francezi, Patrice Evra, ka treguar rolin që e kishte ai dhe Cristiano Roanldo, në transferimin e Bruno Fernandes, tek Manchester United.

“Ole Gunnar Solskjaer, më kontaktoi, duke më thënë se a mund ta pyesësh, Cristiano Ronaldon, se çfarë mendimi ka për Bruno Fernades”, tha Evra, transmeton Insajderi.

“Unë bisedova me Ronaldo-n dhe e pyeta se çfarë mendon, ndërsa ai më tha se Bruno, është një lojtar shumë i mirë dhe një punëtor e profesionist i vërtetë. Në atë moment, e thirra Ole-n dhe i thash se duhet t’a marrim Bruno-n”, përfundoi Evra.

Ardhja e Bruno Fernandes, tek Manchester United, e ka ndërruar gjithë klimën brenda dhe jashtë klubit, me impaktin e jashtëzakonshëm të tij./Insajderi.com.