Zonja e parë në Amerikë kërkon harmoni racore pas trazirave

Zonja e parë në Amerikë kërkon harmoni racore pas trazirave

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka bërë një lutje të përzemërt për unitetin racor në një fjalim të drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë në konventën e partisë Republikane.

“Ndaloni dhunën dhe plaçkitjen”, tha ajo gjithashtu ndërsa protestat vazhduan për një sulm policie në Wisconsin, raporton BBC.

Zonja Trump u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë së bërë supozime bazuar në racë dhe reflektuar sinqerisht në historinë e SHBA.

“Si të gjithë ju, unë kam reflektuar në trazirat racore në vendin tonë,” tha ajo.

Këtë fjalim ajo e mbajti para një publiku të vogël, përfshirë burrin e saj, Donald Trump-in, në Kopshtin e Rozë të Shtëpisë së Bardhë. /Insajderi.com