Gazetari i njohur tregon tek cili klub do të transferohet Messi

Gazetari i njohur tregon tek cili klub do të transferohet Messi

Gazetari i njohu, Marcelo Bachler, ka thënë se destinacioni i Lionel Messit do të jetë tek Manchester City.

Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona pas 17 viteve qëndrimi në klubin katalunas, njofton Insajderi.

Gazetari Bachler kishte raportuar për transferimin e Neymarit te Barcelona dhe po ashtu kishte deklaruar edhe për largimin e Messit nga Barcelona.

“Messi dëshiron të luajë për Manchester Cityn. Ai e trajton largimin nga Barcelona si diçka që i lëndon shpirtin, por ky është fundi i ciklit”, deklaroi gazetari. /Insajderi.com.