Rio Ferdinand: Sapo dëgjova se Chelsea ka hyrë në garë për Messi

Rio Ferdinand: Sapo dëgjova se Chelsea ka hyrë në garë për Messi

Ish mbrojtësi i MAnchester United, tani analist në mediat e Anglisë, Rio Ferdinand, ka deklaruar se ka informata se Frank Lampard dhe Chelsea, kanë hyrë menjëherë në garë për Lionel Messi.

“Sapo dëgjova se Chelsea ka hyrë fuqishëm në garë për Lionel Messi:, tha Ferdinand, transmeton Insajderi.

“Nëse kjo ndodh, do të jetë absolutisht një çmenduri nga Chelsea.”, përfundoi Rio.

Manchester United dhe Manchester City, janë klubet e tjera të raportuara si të interesuara për një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave./Insajderi.com.