Tetë raste me Covid 19 brenda ekipit të Chelsea – komplikohet fillimi i Premier Ligës

Tetë raste me Covid 19 brenda ekipit të Chelsea – komplikohet fillimi i Premier Ligës

Tetë lojtar të ekipit të parë të Chelsea-s, kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid,, pasi lojtarët janë kthyer nga pushimet e tyre.

Christian Pulisic, Tammy Abraham, Mason Mount dhe Fikayo Tomori, janë lojtarët e parë të cilët kishin rezultuar pozitiv dhe të njëjtit ishin izoluar nga klubi, por këtyre të katërve, iu shtuan edhe katër emra të tjerë, si, Emerson Palmieri, Jorginho, Michy Batshuay dhe Ross Barkley, njofton Insajderi.

Ky lajm, ka shqetësuar jo pak federatën e Premier Ligës, pasi mund të komplikohet fillimi i ligës, që është i paraparë të fillojë me 12 shtator.

Përveç, Premier Ligës, i shqetësuar duhet të jetë edhe përzgjedhësi i Anglisë, Gereth Southgate, pasi lojtarët si Mason Mount dhe Tammy Abraham, ishin në listën e të ftuarve për dy ndeshjet e radhës që do t’i zhvillojë Anglia./Insajderi.com.