ZYRTARE: Chelsea “godet” me transferimin e ri

ZYRTARE: Chelsea “godet” me transferimin e ri

Ekipi i Frank Lampard, Chelsea, nuk ka të ndalur në tregun e transferimeve. Ata sot kanë publikuar marrëveshjen e re të tyre, të arritur me mbrojtësin 21 vjeçar nga Franca, Malang Sarr.

“21-vjeçari u largua nga klubi i Ligue 1 këtë verë pas përfundimit të kontratës së tij atje dhe tani ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me ne”, njoftoi klubi I Chelsea, transmeton Insajderi.

“Ai do ta kalojë sezonin 2020/21 në huazim tek Nice. Pasi kjo do të sigurojë mundësinë për të fituar kohë të vlefshme të lojës dhe të shtojë përvojën e tij – kështu që ai do të jetë i gatshëm të bashkohet me skuadrën tone në vitin e ardhshëm.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malang Sarr, në total për ekipin e Nice, ka bërë 119 paraqitje dhe ka shënuar tri gola, ndërsa ka qenë reprezentues i rregullt i grup moshave të kombëtares franceze./Insajderi.com.