“S’mund ta imagjinoj Messi-n duke iu bashkuar Ronaldo-s”

“S’mund ta imagjinoj Messi-n duke iu bashkuar Ronaldo-s”

Sulmuesi i Juventus-it, Juan Cuadrado, e ka të pamundur ta imagjinojë kalimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi në Juventus dhe bashkimin e tij me Cristiano Ronaldon, njofton Insajderi.

Messi tashmë i ka thënë Barcelonës se e ka ndërmend të largohet nga Nou Camp, por ende nuk dihet se ku do të vendosë të shkojë.

“S’mund ta imagjinoj fare (kalimin e Messit në Juve). Thjesht s’mund ta imagjinoi”, ka pohuar Cuadrado për ESPN.

Megjithatë, ai ka shtuar se krejt në fund edhe mund të ndodhë.

“Por, njëjtë sikur edhe me Cristianon, shumë veta nuk e besonin, por papritmas ai erdhi”./Insajderi.com

upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/f/f0/Jua...